Fëmija me trurin jashtë kafkës sfidon parashikimet e mjekëve

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Ishte në javën e 22-të të shtatzënisë kur Sierra Yoder dhe bashkëshorti i saj Dustin mësuan se foshnja e tyre kishte një defekt të rrallë në lindje. Doktorët u dhanë vetëm 24 orë kohë që të vendosnin nëse donin të abortonin, pasi sipas tyre ky fëmijë nuk do të mund të mbijetonte. Ekspertët e mjekësisë insistonin që gjendja e djalit, e quajtur encephalocele, ku truri zhvillohet jashtë kafkës, do t’ia bënte jetën të pamundur.

Megjithatë, prindërit vendosën që t’i japin fëmijës çdo mundësi që ai të jetonte, dhe vendosën të mos e ndërprisnin shtatzëninë pavarësisht analizave shqetësuese.Bentley

Në mbrëmjen e asaj dite, Sierra ndjeu goditjen e fëmijës në bark dhe pas kësaj mendoi se kishte marrë vendimin e duhur

“Kur e dëgjuam për herë të parë fjalën “encephalocele”, nuk ia kishim idenë se çfarë ishte. Dinim vetëm që ishte diçka që kishte të bënte me vdekjen e tij. Me atë që na thanë, ishte e pamundur që ai të mbijetonte”, tregon nëna e tij.

Pavarësisht insistimit të mjekëve për të abortuar, prindërit vendosën që ta mbanin foshnjën. Djali lindi më 1 nëntor të vitit të kaluar, dhe prindërit e quajtën Bentley. Pjesa më e madhe e trurit të foshnjës është formuar jashtë kafkës.

Pas ardhjes në jetë, foshnja iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ku mjekët përdorën një printer 3D për të rregulluar kafkën e tij. Deri më tani, foshnja ka pasur progresin që prindërit nuk e prisnin. Babai  i vogëlushit tha se do të bëjë gjithçka që fëmija i tij të jetë mirë.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?