Harrojeni viagrën! Këto janë super ushqimet që ju bëjnë super heronj në shtrat

Stresi, vetëvlerësimi i ulët dhe depresioni “vrasin” dëshirën seksuale. Nëse ndieni se ju mungon dëshira seksuale, lexoni këtë artikull para se të gëlltitni një pilulë. Më poshtë do të gjeni ushqimet që rrisin në mënyrë natyrale dëshirën tuaj seksuale, kështu do ta shijoni më shumë jetën seksuale.ushqime

Çokollata – Çokollata dhe kafeina rrisin në mënyrë natyrale dëshirën seksuale. Çokollatat janë të pasura gjithashtu me antioksidues që mbajnë nën kontroll radikalet e lira dhe ju ndihmojnë të merreni veten nga stresi mendor dhe fizik.

Avokado – Yndyrat e shëndetshme rrisin dëshirën seksuale dhe performancën tuaj në shtrat. Kjo sepse këto yndyra të shëndetshme ofrojnë kalori dhe në të njëjtën kohë promovojnë qarkullimin e mirë të gjakut, duke përfshirë këtu edhe pjesën mes këmbëve.

Speci i kuq djegës – Përveç se u jep shije gatimeve, speci i kuq djegës mund të rrisë dëshirën seksuale. Përgjegjës për këtë është kaspaicin, një përbërës që shkakton rritje të endorfinës dhe të rrahjeve të zemrës, dhe përgatit trupin për të kryer aktivitet seksual.

Hudhra – Konsumimi i hudhrës është një tjetër opsion për të rritur dëshirën seksuale. Një përbërës i yndyrshëm i gjendur tek hudhra, i njohur me emrin allicin, ndihmon në furnizimin me gjak të organeve seksuale dhe i bën ato më të ndjeshëm ndaj stimulantëve, duke rritur kështu epshin. Është mirë që mos ta konsumoni hudhrën siç është, por ta përfshini hudhrën në gatime të ndryshme, duke qenë se shkakton aromë jo të mirë në gojë.

Farat e kungullit – Ushqime të tjera që përmbajnë zink janë farat e kungullit. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i proteinës, hekurit, kaliumit dhe fosforit, të cilat të gjitha së bashku ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale.

Shalqiri – Fibra e tretshme tek shalqiri ndihmon me qarkullimin e gjakut, që është shumë e rëndësishme për performancën në shtrat. Përveç kësaj, ky frut i freskët, që është më i preferuari i sezonit të verës, përmban gjithashtu një amino acid që zgjeron enët e gjakut tek pjesa gjenitale, dhe ndihmon me furnizimin e gjakut kur është koha për aksion.

Burimi: Health Digezt / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit