Kremi me vetëm 2 përbërës natyral: heq strijat, puçrat dhe trajton problemet e tjera të lëkurës

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D. Bardhi

Aloe vera dhe vaji i kokosit janë përbërësit më popullorë në kremrat e trupit dhe fytyrës. A e kishit menduar më parë se bashkimi i këtyre dy elementeve do të përbënte një krem shumë të mirë?

krem natyralPërbërësit:

½ filxhan vaj kokosi ekstra i virgjër

1/3 filxhan xheli Aloe Vera i pastër

Disa pika vaji esencial sipas zgjedhjes suaj (të tilla, si: livando, jasemini, vanilje etj).

Përgatitja: në një tas përzieni vajin e kokosit me xhelin e aloe veras, ngroheni vajin e kokosit në mënyrë që të dy përbërësit të bashkohen sëbashku. Përziejini me anë të një mikseri për 5-10 minuta, derisa masa të bëhet e shkrifët. Më pas shtoni vajin esencial. Masën mbajeni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në temperaturën e dhomës ose në frigorifer. Ky krem do të qëndrojë për disa javë.

Përdorimi: ju mund ta përdorni këtë krem si çdo lloj kremi tjetër. Ky krem është mjaft efektiv nëse aplikohet pas dushit sepse lëkura është ende e lagësht.

Burimi: Step to Health

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës