Ja cilat sëmundje shëron brokoli

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: Blertina Koka

Brokoli futet në listën e super ushqimeve, i cili është jo vetëm i shijshëm, por edhe i shëndetshëm. Ai parandalon dhe ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe lloje të ndryshme kanceri.brokoli

Flavonoidet e gjenduar brenda këtij “super ushqimi” ndihmojnë trupin të përballojë sëmundje të ndryshme, thonë shkencëtarët.

Konsumimi i brokolit çdo tre ditë do të forcojë sistemin imunitar duke shmanguar inflamacionin.

Shkencëtarët besojnë se janë një hap larg prodhimit të perimeve si lakra dhe sallata jeshile me doza të shumta të përbërësve fenolik.

Sipas biologut Jack Juvik, nga Universiteti i Illniosit, “përbërësit fenolikë kanë aktivitet antioksidues të mirë, dhe ka prova të shumta që tregojnë se ky aktivitet ndikon tek proceset biokimike tek gjitarët me inflamacion”.

“Ne kemi nevojë për inflamacionin, sepse është reagim ndaj një sëmundjeje ose dëmtimi, por lidhet gjithashtu me fillimin e një sërë sëmundjesh të ndryshme”.

“Njerëzit, dieta e të cilëve përmban nivele të caktuara të këtyre përbërësve, do të jenë më pak të rrezikuar që të preken nga këto sëmundje”, shpjegon ai.

Përbërësit fenolikë janë të qëndrueshëm dhe pa aromë, që do të thotë se perimet që i përmbajnë këto përbërës mund të gatuhet pa humbur asnjë përfitim shëndetësor.

Sapo të konsumohen, përbërësit treten në trup dhe dërgohen në pjesë të caktuara të trupit (më shumë tek mëlçia). Flavonoidet përhapen nëpërmjet rrugëve të gjakut dhe pakësojnë inflamacionin nëpërmjet aktivitetit të tyre antioksidues. Është shumë e rëndësishme që të konsumohen këto perime, sidomos brokoli, duke qenë se trupi i njeriut nuk i prodhon vetë përbërësit fenolikë shumë të rëndësishëm për funksionimin e organeve në trup.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit