Përshtati për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Shalqiri është fruti më i preferuar i sezonit të verës; është i shëndetshëm, hidratues, i pasur me vlera ushqyese dhe antioksidues. Por, shumë pak njerëz e dinë se edhe farat e shalqirit janë po aq të rëndësishme për organizmin. Mos i hidhni më farat e shalqirit, pasi me to mund të përgatitni një çaj shumë të mirë për të detoksifikuar veshkat dhe për të përmirësuar funksionimin e tyre.
Çaji i bërë nga farat e shalqirit është përdorur për shekuj me radhë për detoksifikimin dhe trajtimin e gurëve në veshka. Këto fara kanë një efekt të fuqishëm pastrues, ndihmojnë për eliminimin e toksinave dhe mbetjeve në trup, dhe parandalojnë formimin e gurëve në veshka.
Farat e shalqirit kanë gjithashtu një efekt laksativ që përmirëson tretjen. Përveç kujdesit për shëndetin e veshkave, ju mund të pini gjithashtu çaj me farat e shalqirit për të rregulluar tensionin e gjakut.
Ja si mund të përgatisni një çaj me farat e shalqirit:
Përbërësit
- 40 g fara shalqiri
- 1 litër ujë
- 150 g shalqi (priteni në pjesë të vogla)
Përgatitja
- Fillimisht vloni ujin. Ndërkohë që uji po zihet, bluani farat me një havan.
- I shtoni ato tek uji dhe lini të zihen për gjysmë ore. I hiqni më pas nga zjarri dhe lëreni përzierjen të ftohet për gjysmë ore. Kullojeni lëngun dhe përzieni me shalqirin e shtypur.
- Ruajeni përzierjen në frigorifer, është mirë në një shishe xhami.
Si duhet ta konsumoni?
- Duhet ta konsumoni këtë çaj me temperaturën e ambientit. Filxhanin e parë e pini në mëngjes, me stomakun bosh, ndërsa filxhanët e tjerë i pini gjatë ditës, pas çdo vakti. Përsëriteni këtë trajtim dy herë në javë derisa të arrini rezultatet që dëshironi.
- Nuk duhet t’i hidhni sheqer çajit, por nëse doni pak më të ëmbël, mund t’i shtoni pak mjaltë.
- Duhet të kujtoni gjithashtu që mos ta koloni sasinë e rekomanduar të farave të shalqirit (40 g).
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/


