Ja si të përballoni temperaturat e larta dhe të keni më pak vapë!

Përgatiti për “www.shendeti.com.al” : Elena Beta

tempgbhbhbTemperaturat e larta midis muajve Maj dhe Gusht, mund të ndikojnë ndaj të gjitha aktiviteteve tuaja të përditshme, prandaj këshillohet të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregoni sa më shumë kujdes.

Djersitja është i vetmi mekanizëm efikas ftohës në dispozicion të trupit të njeriut, kur temperatura e ambientit është më e lartë se temperatura e lëkurës, por në kushtet e temperaturave të larta, shumë të larta apo ekstreme të mjedisit, ky mekanizëm nuk është i mjaftueshëm.

Disa nga problemet që shkaktojnë temperaturat e larta:

Dhimbje apo ngërçe muskulare: të shkaktuara nga humbja e lëngjeve dhe e elektroliteve, sidomos tek personat që kryejnë aktivitet fizik të shpeshtë por edhe tek personat që përdorin medikamente për shtimin e urinimit.

Skuqja e lëkurës: karakterizohet nga puçrra të vogla, të kuqe e japin kruarje Enjtja(edema): sidomos në kyçet e këmbëve, të shkaktuara nga zgjerimi i enëve të gjakut dhe mbajtja e ujit.

Të fikët: marrje mëndsh apo të fikët për shkak të humbjes së lëngjeve, zgjerimit të enëve të gjakut,të sëmundjeve kardiovaskulare apo marrjes së disa medikamenteve.

Evitoni daljet nga shtëpia në orët e nxehta të ditës,11 : 00- 17 : 00.

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia.

Mbani në kokë kapele ose çadër dhe syze kur dilni jashtë.

Mbani shtëpinë sa më të freskët.

Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë.

Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës.

Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

Freskohuni herë pas here me ujë të freskët,duke bërë dush,ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaturën e trupit,në krah,qafë,ballë.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?