Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Flokët e lyer janë më të ndjeshëm nga rrezet e diellit, sepse boja ndikon në thatësinë e tyre. Shiu, era, uji i detit dhe uji me klor, mund të thuhet se i dëmtojnë flokët tuaj. Në strukturën e qimeve ndikojnë keq edhe maskat e ndryshme që përdoren për ndryshimin e ngjyrës apo formës së flokëve, por më të dëmshmet për flokët janë rrezet negative të diellit
Prandaj, gjatë stinës së verës ju nevojiten produkte që përmbajnë faktorë mbrojtës. Rrezet e diellit nxitin edhe sekretimin e lartë të sebumit, e në këtë mënyrë rrënjët e flokëve përmbajnë më shumë yndyrë.
Uji i detit i than flokët, prandaj do të ishte mirë që pas daljes nga uji t’i shpëlani ato me ujë të pastër. Do të ishte shumë më e thjeshtë dhe më e sigurt nëse në kokë mbani një kapele noti që përveç se do të mbrojë flokët nga kripa, do t’i mbrojë edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, kripa dhe klori.
Sidomos flokët e verdhë humbin shkëlqimin nga klori në ujin e pishinave. Me këtë rast përdorni këtë maskë efektive: Në flokë vendosni keçap, mbajeni 15 deri 20 minuta, shpëlajini me ujë të vakët e më pas lani flokët si zakonisht me shampo.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


