Përgatiti për “www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Dielli i fortë gjatë sezonit të plazhit, mund të shkaktojë probleme serioze në lëkurë duke e djegur atë. Kur përballen me një problem të tillë, shumica prej jush drejtohen në farmaci për të gjetur medikamentin e përshtatshëm, duke harruar se ilaçi më i mirrë gjendet pikërisht në shtëpinë tuaj…Ja cilat janë ilaçet popullore të cilat do ta shpëtojnë lëkurën tuaj nga plagët e djegies!
Domatet: Antioksiduesit që përmbajnë domatet janë parandalim i mirë kundër infeksioneve në sipërfaqe të lëkurës, e cila është e dëmtuar nga ekspozimi i tepruar në diell. Merreni domaten nga frigoriferi, qërojeni, e më pas grijeni, apo shtypeni me pirun. Përzierjen, vendoseni në vendet e djegura të lëkurës dhe lëreni për gjysmë ore. Më pas hiqeni me ujë të vakët.
Kastravecat: Të gjithë e dimë se sa efikase është maska e bërë nga kastravecët, për lëkurën e thatë të fytyrës. Meqë stimulojnë qarkullimin dhe e rikthejnë lagështinë e lëkurës, kastravecat janë zgjidhje efikase nësë keni probleme me djegien e lëkurës nga dielli.
Këshillohet që kastravecët e ftohtë t’i grini në rrathë, e më pas vendosini në lëkurën e djegur. Lërini që të qëndrojnë 15- 20 minuta, e më pas zëvendësoni me të tjerë.
Uthulla e mollës: Largon bakteret e dëmshme nga sipërfaqja e lëkurës dhe mundëson kthimin e ekuilibrit të pH të lëkurës. Uthulla duhet lënë 15 minuta në lakurë, e më pas, nëse ka nevojë, të përsëritet procedura përsëri.
Patatet: Lëkura e djegur në diell është tepër e nxehtë dhe patatja është ilaç i njohur për largimin e nxehtësisë. Përpos kësaj, patatja vepron edhe si analgjetik natyror, duke larguar dhimbjen. Qërojeni pataten, grijeni në feta të holla dhe vendoseni në vendin e djegur. Mbulojeni me leckë të hollë dhe lëreni që të qëndrojë nja 20 minuta.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


