“U preka nga kanceri i gjirit sepse nuk kam lindur asnjë fëmijë”

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: Blertina Koka

Kur mësoi se ishte prekur nga kanceri i gjirit, 42-vjeçarja Susan Leeming u ngushëllua me faktin që nuk kishte të paktën fëmijë që të mërziteshin për lajmin tronditës. Por, ky ngushëllim rezultoi të ishte shkaktari kryesor i sëmundjes. Ekoja e Susan tregoi se qelizat kancerogjene ishin zhvilluar sepse nuk ishte bërë asnjëherë nënë.Susan Leeming

Asaj i thanë se nënat me fëmijë kanë nivele më të ulëta të estrogjenit, ndërsa tek Susan këto nivele ishin jashtë normales, prandaj ishte prekur nga kjo sëmundje.

“Nuk mund ta besoja. Të mendosh se vendimi për mos u bërë prind mund të më ketë shkaktuar kancerin, është e paimagjinueshme”, tregon 42-vjeçarja.

Susan mësoi në moshën 20 vjeç se shanset për t’u bërë nënë ishin shumë të vogla, pasi kishte kaluar vite pa i ardhur menstruacionet.

Ajo u martua në vitin 2000 dhe një vit më vonë humbi nënën për shkak të kancerit të gjirit.

Bashkëshorti i saj, i cili ka aktualisht dy djem, i sugjeroi që të përpiqeshin të bënin një fëmijë të tyren. “Ishte tunduese!” tregon Susan. “Por ndieja sikur nuk ishte koha e duhur, prandaj vendosa të kundërtën”.

Shtatë vjet më vonë zbuloi një gungë në gjoksin e djathtë dhe u diagnostifikua me kancer të gjirit të gradës së tretë.

Ajo më vonë iu nënshtrua kimioterapisë dhe një ndërhyrje në gjoks, që rezultoi e suksesshme. Pasi i mbijetoi trajtimit, Susan mori ilaçe për të kontrolluar nivelet e estrogjenit, që u ulën nga 195 në 18.

 Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?