Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Trajtimet natyrale mund të jenë po aq efektive sa ilaçet, me avantazhin e vetëm që nuk kanë efekte anësore. Nëse keni dhimbje koke, mund t’i lehtësoheni ato me trajtime natyrale, në vend të ilaçeve.
Ujë me kripë dhe limon
Kjo recetë mund të lehtësojë dhimbjet e kokës sepse i jep trupit elektrolitet dhe mineralet që i nevojiten, si dhe rrit nivelet e energjisë.
Përbërësit:
- 2 limona
- Shumë pak kripë deti
- 1 filxhan ujë (200 ml)
Përgatitja:
- Tek një gotë me ujë (të jetë në temperaturën e ambientit) shtrydhni limonin dhe hidhni edhe pak kripë.
- Konsumojeni sapo t’ju fillojnë dhimbjet e kokës.
Çaj kamomili
Çaji i kamomilit ka veti anti-inflamatore dhe lehtësuese të dhimbjeve të shkaktuara në kokë dhe qafë.
Përbërësit:
- 6 lugë gjelle pluhur nga lulet e kamomilit të thatë (60 g)
- 500 ml ujë
Përgatitja
- Në një enë hidhni ujin dhe kamomilin dhe lëreni të ziejë.
- Pasi të vlojë hiqni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për 10 minuta.
- Kullojeni lëngun dhe pini nga tre herë në ditë nga një filxhan me çaj kamomili.
Çaj rozmarine
Rozmarina është një erzë tipike e Mesdheut, e njohur për përdorim kurues, por edhe simbolik. Ajo mban nën kontroll dhimbjet dhe inflamacionin.
Përbërësit:
2 lugë gjelle rozmarinë (20 g)
1 filxhan ujë (200 ml)
Përgatitja:
- Zieni ujin, shtoni rozmarinën dhe lëreni të tretet për 10 minuta.
- Konsumojeni këtë çaj sapo të fillojnë dhimbjet e kokës.
Burimi: Step to Health / https://shendeti.com.al/





