Ndërtohet në laborator organi gjenital i femrave.

vag

Revista e famshme Lancet njofton se është ndërtuar në laborator organi i parë gjenital i femrave, vagina. Sipas kësaj reviste  ky konsiderohet një revolucion në mjekësi. Shkenctarët kanë arritur ta krijojnë organin pas një pune disa vjeçare. Tek katër vajza të cilat kishin lindur me deformime janë vendosur 4 vaginat e para.  “Kjo është një arritje shumë e madhe në mjëkësinë rigjeneruese. Testimet e para sipas shkencëtareve jane kryer tek vajzat mes moshës 13 dhe 18 vjeç të cilat kishin lindur me deformime të rralla gjenetike të prekura nga sindromi, Rokitansky”, njofton revista Lancet.
Ky sindrom nuk lejon që mitra dhe vagina të zhvillohen ose mungojnë fare.

Ekspertët thonë se pas 8 vjetësh organet kishin një funksion krejt normal. Këto vajza tashmë mund të kryejnë marrdhënie seksuale dhe të lindin fëmijë njësoj si gjithë femrat e tjera.
Organet janë krijuar nga qelizat gjenitale të jashtme të secilit pacient. Qelizat janë rritur në një strukturë në formën e vaginës e përbërë nga materiale biodegradable
Testet e mëvonshme treguan se kufiri mes vaginës natyrore dhe asaj sintetike i rritur në laborator ishte i padallueshëm.

  •  

 

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe