Molla e egër, ilaçi natyral kundër diabetit!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

molla e egerMolla e egër takohet si dru jo i lartë ose si shkurre. Degët i ka plot me gjemba. Bën pjesë në familjen e trëndafiloreve. Gjethet i ka vezake, të zgjeruara dhe pa push. Lulet që çelin në prill- maj janë të bardha dhe anash ngjyrë trëndafili. Fruta e saj është e rrumbullakët, e vogël, me shije të thartë. Gjendet rrallë nëpër pyje e buzë arash. Shërben në shkallë të gjerë si nënshartesë për të shartuar mbi të mollë të buta.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat e mollës së egër, të cilat mblidhen pasi piqen dhe marrin ngjyrë të verdhë. Frutat e mollës së egër, përmbajnë acide organike, por me shumicë kanë acid malik. Mollët e egra  përdoren si ilaç popullor mjaft efektiv  në rastet e diarresë, si dhe kundër acarimeve të fytit duke berë gargarë (shpëlarje e gojës). Edhe lëvorja e degëve përdoret me rezultate të mira kundër etheve. Rezultate shumë të mira mollët e tharta kanë dhënë kundër sëmundjes së sheqerit.

Molla e eger përmban keto vitamina: karotin, B1, B6 ,PP,C…Eshte e pasur me minerale si hekuri, zingu, kalciumi…

Përzirja e uthullës së mollës së egër me mialtë dhe ujë të (vakët) është shumë efikase për pastrimin e organizmit, ndikon në humbjen e kilogramëve të tepërt(funksionon mirë në të gjitha dietat), zvoglimin e kolesterolit si dhe ndihmon shumë në uljen e shtypjes së gjakut apo tensionit të lartë.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit