Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi
Shenjat e nxira përvec se janë shumë të dhimbshme nuk janë aspak estetike dhe duan një kohë relativisht të gjatë për t’u hequr.
Ja disa mënyra natyrale që ndihmojnë në zbehjen e tyre brenda 2 ditëve:
Vitamina K: është një mënyrë mjaft efektive për të trajtuar koagulimin e gjakut dhe dëmtimin e indeve. Ajo gjendet në perimet me gjethe jeshile, kryesisht tek brokoli, kale dhe lakra e brukselit. Hidhni pak lakër Brukseli, kale dhe brokoli në mikser dhe përziejni derisa të formohet një masë homogjene. Masën e krijuar vendoseni në zonën e nxirë dhe lidheni me napë. Mbajeni për 1 orë.
Uthull molle + ujë i ngrohtë: bëni disa herë në ditë kompresa me ujë të ngrohtë dhe uthull molle në zonën e nxirë.
Qepë: kanë veti anti-inflamatore dhe ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës si dhe lehtësojnë dhimbjet. Lagni një napë me lëng qepë dhe vendoseni në zonën e nxirë.
Burimi: Choose Healthy Life


