Organi gjenital i shpëton jetën një çiklisti

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një çiklist kroat i shpëtoi vdekjes nga një rrufe falë organit të tij gjenital. Zoran Jurkovic, 41 vjeç, nga një qytet i vogël në Kroaci, ishte duke dëgjuar muzikë me kufje kur filloi stuhia dhe u godit nga një rrufe në kokë, e cila u tokëzua përmes organit gjenital.ciklist

Mjekët thonë se ka qenë një mrekulli fakti që rrufeja nuk preku gjoksin dhe zemrën e  Zoran.
41-vjeçari ishte i veshur akoma me rrobat e punës, një xhaketë të madhe dhe një palë atlete gome të vjetra, ku për shkak të tyre, elektriciteti nuk u tokëzua nëpërmjet këmbëve, por pasi goditi kokën, sipas mjekëve, në vend që rrufeja të kalonte në trup, ku mund t’i shkatërronte organet e brendshme dhe të ndalej tek zemra, elektriciteti ka ndjekur telat e kufjeve.

Më pas ajo është tokëzuar tek organi gjenital me ndihmën e një radioje të vogël që Jurkovic e mbante të lidhur në bel.

“Pashë retë e zeza dhe dritat e rrufesë në qiell, ndërkohë që vazhdonin bubullimat. Po përpiqesha të ngisja biçikletën sa më shpejtë, që të arrija tek kasollja në kohë, por ishte shumë vonë”, tregon çiklisti.

Ai u gjet nga disa pasagjerë të një fugoni, të cilët tregojnë se mbetën të shokuar kur panë burrin. “Ai ishte duke qëndruar në shi, ndërkohë që po dilte avull nga trupi”, tregojnë ata.

“Biçikleta ishte pas tij. E morëm në fugon dhe e dërguam në spital. Edhe mjekët u habitën që ai ishte akoma gjallë”.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet