Verë e kuqe dhe boronica. Ja ku qëndron e përbashkëta mes tyre!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

vere e kuqeStudimet ndër vite, kanë treguar që vera e kuqe dhe boronicat janë faktor ndikues në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kjo për shkak se ndihmon në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur ngushtë me sëmundjet e zemrës. Mirëpo, deri tani, nuk dihet se cila është arsyeja që qëndron pas këtyre vetive çudibërëse. Hulumtuesit nga Instituti i Floridës kanë bërë të ditur që një komponent i quajtur resveratrol është arsyeja kryesore e të mirave që ka shëndeti i njeriut nga vera dhe boronicat..

Ekipi hulumtues i udhëhequr nga Kendall Nettles ka zbuluar që resveratroli ndikon në bllokimin e proteinës së quajtur ‘interleukin 6 (IL-6)’, proteinë e cila gjendet në sistemin imun dhe shkakton dobësim të sistemit imunitar.

Niveli i lartë i proteinës IL-6 thuhet të jetë shkaktari kryesor i kancerit në gji dhe shumë femra, të cilat vuajnë nga ky kancer, janë marrë me ushtrime të ndryshme fizike, në mesin e të cilave edhe joga, për të zvogëluar rrezikun nga ky lloj kanceri. Megjithatë, tani është bërë e ditur që konsumimi i ushqimeve të pasura me resveratrol është i domosdoshëm në luftë me kancerin në gji dhe llojet e tjera të kancerit.

Rezultati i studimit i vesh boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterolit dhe kontrollimi më i mirë i niveleve të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm