Trajtimi i ri mund të zhdukë tumoret në vetëm 2 orë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Është zhvilluar një trajtim i ri kanceri, i cili mund të vrasë tumoret në vetëm dy orë. Teknika e jashtëzakonshme është jo-invazive dhe kërkon vetëm një goditje të lehtë dhe një rreze drite ultraviolet. Kjo teknikë mund t’u vijë në ndihmë pacientëve që e kanë vështirë të operohen, ose fëmijëve të prekur nga sëmundja.kancer i gjirit

Profesori Matthew Gdovin, nga Universiteti i Teksasit, në San Antonio, e ka testuar metodën e tij, të patentuar së fundmi, tek kanceri i trefishtë negativ i gjirit, një ndër format më agresive të kancerit dhe më i vështiri për t’u kuruar.

Në eksperimentet e kryera tek minjtë, ai arriti të ndalojë zhvillimin e tumoreve, dhe dyfishoi shanset për mbijetesë vetëm nëpërmjet një trajtimi në laborator. Trajtimi i ri përfshin injektimin e një përbërësi kimik, i quajtur “nitrobenzaldehyde”, në tumor, që e lejon që të përhapet në inde.

Më pas, profesori Gdovin i godet këto qeliza kancerogjene me anë të rrezeve të dritës ultraviolet, që i kthen ato në acidike dhe i detyron të kryejnë “vetëvrasje”.

Brenda dy orëve ai përllogarit që të shkatërrohen 95% e qelizave kancerogjene të shënjestruara.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja