Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Mungesa e gjumit mund të çojë në shtimin në peshë, çrregullimin e hormoneve, nivelit të sheqerit në gjak etj. Që të bëni gjumë sa më të rehatshëm, ju duhet të jeni të kujdesshëm për mënyrën e ushqyerjes para gjumit. Më poshtë do të gjeni 4 lëngje që mund t’i pini para gjumit për të fjetur më mirë, dhe më e rëndësishmja, për të rënë në peshë.
Qumështi
Një gotë me qumësht (i ngrohtë ose jo) mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të rehatshëm, falë dozave të shëndetshme të triptofanit dhe kalciumit. Më shumë gjumë do të thotë më pak dëshirë për të ngrënë ushqime të shpejta ditën tjetër. Sipas një studimi të publikuar nga Mjekësia dhe Shkenca në Sporte dhe Ushtrime, proteinat tek qumështi treten shumë ngadalë, prandaj ju ndihmojnë të forconi muskujt gjatë gjithë natës.
Rezultati: një metabolizëm më i shpejtë dhe një mënyrë më e lehtë për të rënë në peshë.
Lëngu i rrushit
“Një gotë e vogël me lëng rrushi mund t’ju ndihmojë të flini më mirë dhe të digjni dhjamin ndërkohë që po ëndërroni, thotë dr. Bridget Murphy, nga “Qendra Mjekësore Langone”, një Nju Jork.
Një studim i publikuar tek “Cell Reports” sugjeron se sekretimi i insulinës gjatë natës (i shkaktuar nga konsumimi i karbohidrateve të thjeshta) rregullon ritmet kardiake të trupit.
Ndërsa një studim i vitit 2015 zbuloi se resveratrol, një antioksidues që gjendet tek rrushi, ndihmon për djegien e yndyrës. Vera është gjithashtu e pasur me këtë antioksidues.
Çaji i kamomilit
Një filxhan me çaj të ngrohtë kamomili rrit nivelet e gliceinës në trup, një neurotransmetues që qetëson nervat dhe lehtëson dhimbjet. Një tjetër përfitim i çajit të kamomilit është se man nën kontroll nivelin e glukozës dhe ndihmon për të rënë në peshë, thotë dr. Murphy.
Vetëm sigurohuni që çdo çaj që të pini para gjumit, mos të përmbajë kafeinë.
Soja
Soja, tek qumështi ose në formën e pluhurit, përmban nivele të larta të aminoacidit triptofan. Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Birmingham, ky aminoacid mund të përmirësojë cilësinë e gjumit. Sipas dr. Murphy, përveç se ju ndihmon të bëni një gjumë të rehatshëm, triptofani ul gjithashtu nivelet e kortizolit dhe ju ndihmon të luftoni dhjamin në bark.
Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/


