Harrojini karotat… Brokoli mund t’ju shpëtojë shikimin!

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Konsumimi i brokolit është çelësi për një shikim të mirë dhe parandalimin e humbjes së shikimit. Kjo të paktën sipas një studimi të ri, i cili ka zbuluar se kjo perime me gjethe jeshile përmban një përbërës të quajtur indole-3-carbinol (I3C).brokoli_shikim

Gjatë testeve, hulumtuesit shkencorë zbuluan se ky përbërës mund të përdoret për të trajtuar degjenerimin makular të lidhur me moshën, një nga shkaktarët kryesor të humbjes së shikimit.

Shkencëtarët shpresojnë që studimi i tyre të pasojë zbulime të tjera të lidhura me molekulat, për të zhvilluar trajtime të reja për humbjen e shikimit.

Përveç se ju ndihmon me shikimin, brokoli parandalon gjtihashtu edhe shumë sëmundje tët jera. Studimet e fundit e kanë cilësuar këtë perime si trajtim parandalues për limfomën, kancerin metastatik, kancerin e gjirit dhe prostatës.

Tek sytë, përbërësi I3C aktivizon AhR, një receptor që nxit detoksifikimin kimik tek retina.

AhR fillon të dobësohet me kalimin e moshës, megjithatë është i rëndësishëm për të mbajtur sytë e pastër dhe të shëndetshëm.

Studimi sugjeron gjithashtu që njerëzit të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me acidin palmitoleik omega 7, si frutat e thata, peshku, vajrat bimore dhe produktet me bazë djathore.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve