Ja cilët janë shkaktarët e heshtur të thinjave (përjashtohet mosha)!

 Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

thinjatA e keni menduar ndonjehere se eshte pikerisht stresi ai që shkakton thinjat e parakoheshme tek njeriu?

Studimet e fundit kanë nxjerrë në pah se qelizat përgjegjëse për prodhim të pigmentit që u jep ngjyrë flokëve tanë zhduken kur organizmi i ekspozohet tepër veprimit të kortizolit, hormonit të stresit.

Për fat të keq të atyre që tashme janë thinjur, qelizat që krijojnë pigmentin nuk mund të rigjenerohen, kështu që flokët mbeten të thinjur, por ata që kanë ende ngjyrën natyrale, duhet thjesht të menaxhojnë stresin. Testet të cilat shkencëtarët i kanë bërë në minj, kanë zbuluar se ngjyra “thahet” në momentin kur kafshët i janë ekspozuar stresit. Për flokë të thinjur ndikojnë gjithashtu gjenet, konsumimi i alkoolit dhe pirja e duhanit.

Ekzistojnë edhe raste kur njerëzve u janë thinjur flokët brenda natës, për shkak të tronditjes të madhe psikologjike që mund të kenë pësuar. Disa studime të tjera kanë fajësuar edhe adrenalinën për këtë punë.  “Hormonet e stresit bëjnë që melanina të kalojë prej flokëve në lëkurë, kështu që lëkura bëhet më e errët. Sa më i madh stresi, aq më i madh është dëmi.

Ekspertët nga Nju-Jorku shpresojnë se do t’ia dalin që të zhvillojnë ilaçe, që parandalojnë pasojat e stresit.

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer