Njihuni me farat e shëndetit. Ja cilat janë ato!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

farateFarat e shëndetit janë të pasura me elemente ushqyes të rëndësishëm, të tilla si acidet yndyrore, proteinat dhe mineralet.

Farat e susamit, për shembull, dallohen nga përmbajtja e tyre e kalciumit dhe janë përplot me fitonutrientë si acidet yndyrore omega-6,  antioksidante, vitamina dhe fibra ushqyese e potencialisht antikancerogjene. Në 100 gramë susam gjenden 573 kalori. Edhe pse shumica e kalorive vijnë nga yndyrat e çmueshme, susami përmban edhe minerale të rëndësishme, antioksidantë dhe vitamina, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin. Përveç farave te susamit, zgjidhni farat e kungullit, pasi janë burim i pasur me magnez, kalcium, kalium, hekur, zink dhe vitamina. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori. Farat e lirit dhe të lulediellit janë gjithashtu një burim i mirë janë një burim i mirë vitaminash B1, B5 dhe E

Përdorini ato për të pasuruar menunë, për të përgatitur bukën, lengjet e shtryllura ne frulator me qumësht dhe me perime te ndryshme si një meze të lehtë,me salcra te ndryshme për makarona dhe për të pasuruar piatancat tuaja të preferuara.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al 

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve