Njihuni me ushqimet që ju pengojnë të humbisni peshë!

Përgatiti për .shendeti.com.al: Elena Beta
mjalt mjaltDisa lloj ushqimesh që zakonisht klasifikohen në grupin e ushqimeve të shëndetshme, mund të bëhen problem kur është fjala për të humbur kilet e tepërta. Ushqime që sot etiketohen ushqime të “shëndetshme” përmbajnë shumë yndyrë,sheqer e kripë. Është e rëndësishme të lexoni përbërjen e ushqimeve kur i zgjidhni ato.

Mjalti: Nëse mendoni se mjalti është shumë i shëndetshëm dhe më i natyrshëm se sheqeri,gaboheni. Të dy ushqimet përmbajnë të njëjtin nivel të glukozës. Nëse hani shumë mjaltë, do të merrni të njëjtën peshë sikur hani çdo lloj ëmbëlsire tjetër.
Salcë për sallatë: Duke përdorur vaj ulliri dhe pak gjalpë rrisni nivelin e vitaminës,sepse yndyra ndihmon trupin për të absorbuar ushqyesit në mënyrë efikase nga perimet.
Drithërat: Studimet kanë treguar se njerëzit që kanë ngrënë në mëngjës drithëra janë më të zbehtë se ata që nuk konsumojnë. Megjithatë e rëndësishme është të zgjidhni drithëra të cilesisë të lartë. Disa drithëra përmbajnë shumë sheqer dhe yndyrna. Shmangini ato me shije të vecante p.sh. me çokollatë.

Drithërat janë të shëndetshme me kalori të ulët dhe kanë shumë fibra. Ato ju ngopin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë.
Perime të papërpunuara: Besohet se gatimi shkatëron shumicën e vitaminave dhe mineraleve,megjithatë shumë studime tregojnë se nuk është keshtu.Është e vertetë që gatimi shkatërron një pjesë të vitaminës C,por gatimi rrit sasinë e antioksidantëve që ndihmojnë për të luftuar sëmundje të ndryshme. Karrota,spinaqi,kerpudhat,lakra dhe specat përmbajnë më shumë antioksidantë kur gatuhen.

Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës