Studim: Ja pse njerëzit mbipeshë duhet të përdorin aspirina

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

aspirine_kancer_obez

Aspirina mund të ndihmojë në mbajtjen larg të kancerit tek miliona njerëz që kanë probleme me peshën. Një studim 10-vjeçar ka zbuluar se ky ilaç popullor, jo i shtrenjtë, mund të ulë në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga kanceri i zorrës, si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt obezë.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Leeds dhe Newcastle kanë zbuluar se njerëzit që po luftojnë me peshën e tyre mund të përfitojnë nga ky studim. Hulumtuesi shkencor John Burn, profesor i gjenetikës klinike tek Universiteti Newcastle thotë “Shumë njerëz kanë probleme me peshën dhe ky studim sugjeron se rreziku për t’u prekur nga kanceri ulet vetëm duke marrë një aspirinë”.

Të paktën 7 lloje kanceri, përfshirë këtu edhe atë të zorrës, shkaktohen nga obeziteti. Gjatë studimit u monitorua shëndeti i gati 1000 meshkujve dhe femrave me sindromën Lynch, që rrit shanset për zhvillimin e kancerit të zorrës dhe llojeve të tjera, edhe në moshë të re. 50% e tyre ishin prekur nga kanceri i zorrës gjatë dekadës së fundit, dhe sa më të shëndoshë të ishin, aq më të mëdha ishin shanset që ata të diagnostifikoheshin me këtë sëmundje, krahasuar me ata që ishin të dobët.

Nëse ata përdorin aspirinat, rreziku për t’u prekur nga kanceri ulet shumë. Hulumtuesit shkencorë thonë se nga aspirina mund të përfitojnë edhe personat që janë mbipeshë, por jo aq të shëndoshë sa të jenë obezë.

Burimi: Daily Mail / http://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër