Escherichia coli: njihuni me shenjat e këtij bakteri që mund të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Zakonisht bakteret Escherichia coli, të njohura ndryshe me termin E coli gjenden tek zorrët e bagëtive si gjedhi, delet, dhitë, por edhe tek kafshët e egra. Këto baktere përveç florës në zorrë mund të përfundojnë në nënproduktet e kafshëve përfshirë këtu mishin, qumështin, djathin etj.

E coli është një bakter që zakonisht nuk jep simptoma dhe mund të gjendet në zorrët e njerëzve.  Disa forma të tij mund të shkaktojnë infeksione urinare, gastroenterite dhe diarre.

Format e marrjes së këtij bakteri:

  • e coliPërmes konsumimit të ushqimeve apo ujit të kontaminuar
  • Nëse jetoni afër ambjenteve me bagëti
  • Nga ushimet si spinaqi, sallata, kastravecat dhe ushqimet e tjera me origjinë bimore që kultivohen me plehun e këtyre kafshëve
  • Nga uji i pistë
  • Nga mishi i pagatuar mirë, sidomos ai i fast-foodeve
  • Konsumimi i frutave dhe perimeve pa u larë

Si ta parandaloni rrezikun e këtij bakteri:

  • Lani mirë frutat dhe perimet
  • Qëndroni larg bagëtive, sidomos fëmijët
  • Zijeni mishin mirë dhe mos e hani të pagatuar
  • Tregoni kujdes me nënproduktet e kafshëve si qumësht, djathë etj
  • Kujdesuni për higjenën tuaj

Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja. Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike. Simptoma të tjera mund të jenë koliti dhe dhembja e barkut. Duke qënë se dhimbjet janë shumë të forta, shpesh ky bakter ngatërrohet dhe me apandesitin. Zakonisht diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve. Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficencë renale.

Kurimi: ky bakter nuk ka ndonjë kurë specifike. Madje terapia me antibotikë përveçse nuk është efikase mund edhe të përkeqësojë situatën. E vetmja gjë që mund të bëhet në këto raste është lehtësimi i simptomave. Në raste specifike mund të kërkohet infuzioni i cili kompenson humbjen e lëngjeve tek pacientët, pastrimi i gjakut me dializë në rastet kur po dëmton veshkat etj.

Burimi: Web medicine dhe Majo Clinic

Postime të ngjashme

Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Çfarë ndodh me foshnjën nëse diabeti i shtatzënisë nuk mbahet nën kontroll
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës