Fëmijët lusin për ndihmë, Aurela Gaçe iu siguron lekët për kimiopreparatin

Thirr për fëmijët me kancer! Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe i bashkohet nismës së ndërmarrë nga Shoqata “Together for Life” dhe gazeta “Shëndet+” për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga kanceri. Ajo ka dhuruar një shumë parash për njërin prej fëmijëve dhe, sipas burimeve të “Shëndet+”, e ëma e të miturit i ka përdorur këto para për të blerë ilaçin Asparaginasen për të gjithë pacientët e vegjël.

Aurela Gace Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo tregon dhimbjen e madhe që ka ndjerë pasi ka parë fëmijët duke u lutur për jetën e tyre, dhe prindërit që vuanin teksa shihnin fëmijët e tyre në atë gjendje dhe ndiheshin të pafuqishëm për të gjetur një shpëtim.

“Më dhembi zemra nga çfarë pashë sot në një kronikë. Nuk di se çfarë mund të bëhet për këta fëmijë, për këtë njerëz që s’kanë mundësi të blejnë kurat e kushtueshme, por prindi nuk mund të shohë fëmijën të vuajë. O Zot. Nuk di”, shkruan ajo në llogarinë e saj në Facebook.

“Një kurë që kushton aq shumë dhe të mendosh që sëmundja do shumë të tilla që të mund të luftohet”.

Këngëtarja ka kërkuar që të ndërhyhet për situatën ku ndodhen sot fëmijët e sëmurë me kancer dhe u ka bërë thirrje personave përgjegjës që ta ndryshojnë këtë realitet.
“Ja një moment ndihmojmë ne, po më vonë? Po me fëmijët e tjerë, me prindër që kanë shkrirë çdo gjë, ose me ata që s’kanë asgjë? Si ndihmohen këta fëmijë?
Është e dhimbshme deri në palcë.
E dhimbshme 😥 😥 😥 😥
dhe kur bëhesh prind, nuk sheh dot lotët e një prindi që sheh fëmijën t’i shuhet përpara syve. Ju lutem, kush e ka në Dorë ta ndryshojë këtë realitet, ta bëjë, pasi nuk di si shtyhet buka poshtë tek sheh fëmijën tek përpëlitet”, e mbyll ajo postimin.
Njerëz humanë si Aurela Gaçe bëjnë që thirrja jonë të bëjë jehonë dhe të dëgjohet nga organet kompetente.

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit