A mund të fshehë kjo erëz sekretin e dobësimit?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

spec i kuq djeges

Është cilësuar si “Grali i shenjtë” i kërkimeve mjekësore, dhe si mënyra më  e mirë për të luftuar obezitetin. Studimet kanë treguar se speci i kuq djegës përmban një përbërës të fuqishëm, i quajtur kaspaicin,  i cili përshpejton metabolizmin dhe ndihmon trupin të shkrijë dhjamin.

Shona Wilkinson, eksperte e dietave tek SuperfoodUK.com, thotë: “Të gjithë e dimë se speci i kuq rrit temperaturën dhe na ndihmon të djersimë pasi kemi ngrënë”. “Kjo quhet dieta e nxitur nga djersitja”.

“Është një proces i jashtëzakonshëm për ata që duan të dobësohen, pasi nxit trupin të djegë më shumë kalori se sa t’i ruajë ato. Përbërësi aktiv kaspaicin është ai që rrit nxehtësinë në trup me anë të ushqimeve”. Studime të tjera kanë treguar se kjo erëz mund të ndihmojë gjithashtu edhe për largimin e oreksit.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/ 

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi