Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Një nënë ka treguar momentin prekës kur e bija e saj, vetëm 8 vjeç, i thotë se do të vdesë. Edhe pse është akoma e mitur, Hana Tarraf ka përjetuar aq shumë dhimbje sa njerëzit nuk i përjetojnë gjatë gjithë jetës së tyre.
Në janar të 2014-ës ajo u diagnostifikua me tumor në tru. Pas operacionit për heqjen e tumorit ajo filloi të shtonte në peshë.
Në fillim të këtij viti iu rikthye përsëri kjo sëmundje vdekjeprurëse.
“Jemi të shkatërruar plotësisht. Çfarë duhet të bëjë tjetër vajza ime që të mbijetojë? Është kaq e padrejtë”, shprehet nëna e 8-vjeçares, znj. Cook.
Hanna iu nënshtrua një tjetër operacioni për të hequr tumorin. Edhe pas operacionit ajo ka pasur dhimbje koke të vazhdueshme, që po bëhen të padurueshme për të.
Në një postim në blogun e saj, znj. Cook tregon momentin prekës kur vajza i thotë dua të vdes : “Dua të shkoj tek engjëjt, mami!”
Vuajtjet e shumta nga dhimbjet kronike të kokës, këmbëve, ndërhyrjet kirurgjikale, përkeqja për të mbajtur nën kontroll peshën duke mohuar edhe urinë kanë bërë që e mitura të kërkojë më mirë vdekjen.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


