Këto janë frutat më të çuditshme në botë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

Akee (Blighia sapida) – gjendet në Xhamajka dhe forma që ka, të kujton specin jeshil, por në ngjyrë të kuqërremtë. Fruta është pjekur, kur hapet dhe duken farat e saj. Konsumohet e zier, ose si pjesë e ndonjë recete tradicionale.

ackee

Durian (Durio Durionaceae) – gjendet në Indi, Malajzi dhe Tajlandë. Hyn në grupin e frutave të kushtueshme. Karakteristika e saj është “personaliteti i dyfishtë” që ka. Aroma e kësaj frute është shumë e keqe (si mish i prishur apo qepë e prishur) por shija e saj është e mrekullueshme. Frytet e Durian prishen shpejt, ndaj duhet të përdoren të freskëta. Përdoret në shumë ushqime, ëmbëlsira dhe akullore. Gjithashtu është produkt bazë për industrinë e karameleve në vendet aziatike.fruti durian

Kivano (Cucumis metuliferus) – gjendet në Kili dhe është e njohur edhe me emrin “domate angleze”. Ka ngjyrë portokalli dhe tuli i saj përbëhet nga shumë farë jeshile. Shija e kësaj frute të kujton sallatorin apo kungullin, në kombinim me bananen dhe limonin! Hahet e gjallë, ose shtrydhet dhe i pihet lëngu, i shoqëruar me pak kripë apo sheqer. Është një burim vitamine C dhe fibrash.kiwano

Uruku (Bixa orellana) – kultivohet kryesisht në Indi, Meksikë, Peru etj. Farat e saj janë të kuqe të ndezur. Përdoret kryesisht si pluhur ose si pastë, për t’u dhënë aromë ushqimeve të ndryshme apo djathërave. Ndonjëherë zëvendëson shafranin e Indise, si dhe përdoret bashkë me erëza të tjera. Të shumtë janë ata që e përdorin si esencë për pije apo ëmbëlsira.urucu

Fruti i dragoit (Hylocereus undatus) – kultivohet në Vietnam dhe ngjason me angjinaren. Nga jashtë mbulohet me gjethe të veçanta ngjyrë rozë, ndërsa tulin e ka të bardhë, të mbushur me fara të zeza. Shija e kësaj frute ngjan me atë të pjeprit apo të kivit, ndërsa hyn në kategorinë e frutave të ëmbla. Hahet e gjallë, por përdoret edhe për komposto dhe reçel.drafon fgrut

Burimi: healhyfood / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?