Konsumoni më shumë luleshtrydhe: mbrojnë shikimin, parandalojnë kancerin, plakjen e parakohshme…

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Luleshtrydhet nuk janë vetëm të ëmbla dhe të shijshme, por mund të bëjnë edhe mrekulli për shëndetin. Këto fruta, të pasura me vitaminën C, janë përdorur tradicionalisht për të pastruar sistemin e tretjes. Ato përmbajnë gjithashtu një sërë lëndësh ushqyese të rëndësishme për shëndetesh.luleshtrydhe

“Luleshtrydhet mund të konsiderohen pa asnjë frikë si mbrojtëse të zemrës, anti-inflamatore, kundër kancerit etj, të gjitha këto të përfshira në një të vetme”, thotë eksperti i dietave,  Nigel Denby.

“Ato renditen si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Në një artikull të publikuar tek revista “The Hippocratic Post”, ai zbulon disa nga përfitimet shëndetësore të luleshtrydheve.

Parandalojnë kancerin

Luleshtrydhet janë një burim i pasur i antioksiduesve që na mbrojnë nga kanceri, si antocianina dhe acidi elagjik. Antocianina, e cila u jep ngjyrën e kuqe luleshtrydheve, ndihmon për largimin e radikaleve të lira në gjak, të cilat mund të shkaktojnë qeliza kancerogjene.

Një studim i publikuar tek Revista e Agrikulturës dhe Kimisë Ushqimore tregon se antioksiduesit tek luleshtrydhet mund të parandalojnë në mënyrë të konsiderueshme formimin e qelizave kancerogjene tek mëlçia. Ato janë të mira sidomos për duhanpirësit, pasi ul efektet e karcinogjeneve, një substancë që gjendet tek duhani dhe mund të shkaktojë kancer.

Ndërsa acidi elagjik pengon zhvillimin e tumoreve në mushkëri, ezofag, gji, zverk dhe gjuhë.

Mbrojnë shikimin

Luleshtrydhet janë një burim i pasur i vitaminës C. Një studim i publikuar tek “Archives of Opthalmology” tregon se konsumimi i tre ose më shumë racioneve të frutave të pasura me vitaminën C mund të ulë rrezikun e degjenerimit makular të lidhur me moshën (humbjen e shikimit) me 36%.

Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së shikimit tek të moshuarit.

Parandalojnë plakjen e parakohshme

Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se, minjtë që ushqehen me një dietë të pasur me luleshtrydhe, shfaqin më pak dobësim të kujtesës të lidhur me moshën. Ato rrisin gjithashtu aftësinë e të mësuarit. Të gjitha këto mundësohen falë acideve yndyrore omega 3, me të cilat janë të pasura këto fruta.

Ndihmojnë gjatë shtatzënisë

Acidi folik, i njohur ndryshe si folate, është një nga pak vitaminat e njohura për parandalimin e defekteve të tubit neural të embrionit, si spina bifida, që prek një në 1500 foshnje të lindura në Britani.

Vetëm 8 luleshtrydhe në ditë përmbajnë një të pestën e acidit folik që duhet për të grua shtatzënë. Ky acid ndihmon për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe hormonit të serotoninës.

Ndihmojnë me shëndetin digjestiv

Luleshtrydhet përmbajnë nivele të larta të fibrave dietike, të cilat ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, diabeti, tension ii lartë i gjakut dhe çrregullime të zorrëve

Anti-inflamtaore

Ky frut është i pasur me disa fenolë të cilët aktivitetin e enzimave që mund të shkaktojnë inflamacion dhe sëmundje të ndryshme, ai osteartrit, artrit reumatoid dhe astmë.

Por…

Duhet të keni kujdes, pasi luleshtrydhet janë një nga ushqimet e lidhura më shumë me alergjitë, që mund të jenë edhe të rrezikshme. Disa nga alergjitë më të zakonshme të shkaktuara nga luleshtrydhja janë: ekzemë, skuqje të lëkurës, dhimbje koke, hiperaktivitet ose pagjumësi.

Individët që kanë probleme me veshkat duhet të shmangnin konsumimin e luleshtrydheve, pasi ata përmbajnë një sasi të madhe të një përbërësi kimik, i quajtur oksalate, që trupi e ka të vështirë ta tresë.

Ata mund të kristalizohen në lëngjet e trupit dhe të shkaktojnë më shumë probleme me mëlçinë.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit