Gjyshet tona kanë pas pregatitur një pomadë me ujin e gëlqeres së shuar e përzienin me vaj të mirë ulliri dhe duke e përzier bëhej krem super e me të na lyenin kur ishim të vegjël në plazh. Ç’mund të
thonë mjekët për këtë mënyrë?
Përgjigjet për shendeti.com.al mjekja dermatologe, Ardiana Sinani
Në atë kohë kur përgatitej, aq dinin dhe sigurisht aq bënin. Por në këtë kohë kur industria farmaceutike është zhvilluar fuqishëm nuk ka pse të përdoren përgatitje të tilla që bëhen pa asnjë llogaritje të përzierjeve kimike dhe përqëndrimeve të tyre. Kremrat e përgatitura nga industritë farmaceutike qofshin këta kozmetike apo mbrojtës ndaj diellit testohen e studiohen paraprakisht se të dalin në treg dhe janë të kontrolluar për cilësinë e tyre.


