Më fryhen këmbët dhe ndiej shpim, ç’të bëj?

Përshëndetje. Jam një zonjë rreth të 50-ve. Kohët e fundit ndiej se më fryhen këmbët, kam një ndjesi shpimi, i ndjej këmbët të rënduara. Më kanë thënë që kjo mund të jetë shenjë e variçeve. Jam pak e shqetësuar se jam edhe mbi peshë. Ju lutem a mund të pyes një mjek se a janë këto shenja të shfaqjes së masazh kembeshvariçeve, dhe a është e vërtetë që personat që janë  mbi normat e peshës trupore, janë më të prirur për të bërë variçe? Faleminderit se jam e shqetësuar. Doja një informacion të përgjithshëm pasi do t’i drejtohem edhe mjekut.

Përgjigjet mjeku kirurg i përgjithshëm Agron Domi

Përshëndetje! Si fillim mund të them se më vjen mirë që lexoj se zonja është e bindur që duhet të shkojë te mjeku për të kryer një vizitë. Vetëm atje mund të vihet diagnoza e saktë. Pasi janë edhe shumë pyetje të tjera që duhen bërë rreth shqetësimeve shëndetësore që ka filluar të shfaqë.

Duke iu rikthyer pyetjes së saj mund të them se fryerja e këmbëve, ndjesia e shpimit apo këmbët e rënduara(siç I përshkuan ajo) janë disa nga shenjat e shfaqjes së variçeve. Ndërkohë, njerëzit mbi  normën e peshës trupore  janë më të prirur për të bërë vena varikoze për arsye të mbipeshës trupore si dhe të rritjes së presionit të gjakut brenda venave.

Postime të ngjashme

Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë