A mund të pijë alkool një person me probleme mëlçie?

Përshëndetje. Babai im është 56 vjeç. Dikur ka konsumuar shumë alkool, bëmë një vizitë te mjeku gastrohepatolog dhe na tha që duhet ta ndërpresë urgjent alkoolin pasi ka filluar t’i dëmtojë mëlçinë. alkoolPër një periudhë babai e la alkoolin, tani e ka filluar prap. Doja të pyesja një mjek, a thua do të përkeqësohet gjendja e tij shëndetësore, apo nuk ka lidhje?

Përgjigjet për shendeti.com.al mjekja gastrohepatologe, Valdete Malaj

Alkooli e dëmton tepër mëlçinë. Por ka një anë pozitive se me ndërprejen e alkoolit ndërpritet edhe dëmtimi i mëlçisë(siç ka ndodhur në rastin e babit tënd). Nëse ky problem  kapet në kohën e duhur siç thoni ju, mund të parandalojë cirrozën e cila është sëmundja apo shkatërrimi përfundimtar i mëlçisë.

Fillimi i alkoolit sërish vetëm sa do ta përkeqësojë sëmundjen. Një e keqe e madhe është se të sëmurët që vuajnë nga probleme të mëlçisë nuk shfaqin shenja. I sëmuri mund të jetë duke bërë cirrozë dhe nuk ndjen asnjë lloj shqetësimi ndërkohë që sëmundja ecën, përparon, agravohet.

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?