Jeni nga ata persona që qeshni shumë? Ja ç’thotë shkenca për ju!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

qesh eNjerëzit sot janë tepër të angazhuar, i gjen gjatë gjithë kohës duke nxituar. Ndonjëherë madje nuk kanë kohë për t’u ulur dhe për të menduar rreth gjërave më të rëndësishmese sa puna. Madje padashur harrojnë të bëjnë edhe gjënë më të thjeshtë: Të qeshin! E qeshura ka shumë përfitime shëndetësore. Ajo është e mirë për të gjithë ne, sepse zvogëlon dhimbjen, rrit energjinë, forcon sistemin imunitar dhe na mbron nga efekti i keq i stresit të përditshëm. Mbi të gjitha, ajo është e lirë, zbavitëse dhe e lehtë.

Nëse qeshni çdo ditë, do të forconi imunitetin, do të ulni hormonet e stresit si dhe do të relaksoni muskujt, gjithashtu do të ulni rreziqet e prekjes nga sëmundjet e zemrës, si dhe do të ndjeni më pak dhimbje.

Edhe shëndeti juaj mendor do t’ju jetë mirënjohës nëse filloni të qeshni më shumë. Më pak ankth dhe frikë, më pak stres.

Marrëdhëniet sociale gjithashtu do të forcohen më shumë dhe mundësitë për të krijuar konflikte do të reduktohen ndjeshëm.

Të gjitha këto të mira shëndetësore nuk kushtojnë, duhet vetëm të buzëqeshni!

Burimi:  elixirwanted / shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?
Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?
Shalqiri: 8 përfitime shëndetësore që mund të mos i keni ditur
Shoqata e Zemrës: Ja sa filxhanë kafe në ditë janë të shëndetshme
5 fruta që ulin tensionin e gjakut në mënyrë natyrale