Vishni çdo ditë këpucë me taka të larta? Ja nga çfarë rrezikoheni

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Për vite me radhë femrat janë paralajmëruar për dëmtimet që mund t’iu shkaktojnë këmbëve dhe kyçeve këpucët me taka të larta.

Por, si duket  rreziku është më i madh seç është menduar më parë. Një specialist ka zbuluar se veshja e vazhdueshme e këtyre këpucëve mund të rrisë rrezikun për zhvillimin e kancerit.kepuce me taka te larta_kancer

Dr. David Agus, profesor i mjekësisë tek Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka zbuluar në librin e tij “A Short Guide To A Long Life” se mund të ketë një lidhje potenciale mes këpucëve me taka të larta dhe kancerit.

Siç shpjegon për “Daily Mail Online”, veshja e këpucëve të parehatshme çdo ditë nuk shkakton vetëm dhimbje dhe dëmtime të kyçeve, por shkakton në mënyrë aktive nivele të ulëta të inflamacionit, duke qenë se trupi forcohet shumë për mbajtjen e ekuilibrit gjatë ecjes.

Edhe pse inflamacioni është pjesë e procesit të shërimit natyral të trupit, ai mund të kthehet në një problem më të rëndë nëse bëhet kronik, apo nëse vazhdoni të vishni këpucë me taka të larta çdo ditë.

“Lloje të caktuara inflamacioni janë lidhur me sëmundje degjenerative nga më të rrezikshmet, si sëmundjet e zemrës, alcajmeri, sëmundjet autoimune, diabeti dhe mudn të rrisin në mënyrë dramatike rrezikun për t’u prekur nga kanceri”, shpjegon prof. Agus.

Inflamacioni kronik mund të pengojë procesin e riparimit të ADN-së në trup, duke ju vënë këstu në rrezik nga sëmundje të ndryshme.

Sipas prof. Agus, edhe pse kanceri mudn të shkaktohet nga kodimi i gabuar i gjeneve brenda ADN-s, çdo gjë që dëmton ADN-ën ose pengon procesin e saj natyral të riparimit, mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit.

Burimi: Cosmpolitan / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve