Shpresë për fëmijët e lindur me deformime të gjymtyrëve

Ass.Assoc Arel Gereli, mjek ortoped dhe kirurg i gjymtyrëve i spitalit turk “Acibadem”, zhvilloi konsulta falas në Tiranë për t’u ardhur në ndihmë pacientëve shqiptarë të të gjitha moshave me sëmundje ortopedike. 

Arel GereliKirurgët ortopedike në “Acibadem” janë të specializuar në ortopedinë e përgjithshme, rehabilitimin ortopedik, lëndimet sportive, artroskopinë dhe kirurgjinë në gju, kirurgjinë në sup dhe bërryl, mikrokirurgji në kyçin e dorës, kirurgji në këmbë dhe kyçin e këmbës, kirurgjinë në këllk, mikrokirurgji, zëvendësimi i nyjeve, onkologjinë muskuloskeletare, transplantim, kirurgjinë spinale, inxhinieri rehabilitimi, trauma dhe ortopedi pediatrike. Në një intervistë për “Shëndet+” doktor Gereli flet lidhur me punën e tij.

Doktor Gereli, cilat janë metodat më të fundit që ju përdorni në këto lloj operacionesh të profilizuara?

Ne jemi të fokusuar në deformimet  që hasen më së shumti tek fëmijët që nga lindja e tyre. Ne i mbajmë rastet nën vëzhgim dhe shikojmë nëse këto deformime nuk shkaktojnë probleme me funksionimin e gjymtyrës. Këto kryesisht kanë të bëjnë me funksionimin dhe pamjen estetike të gjymtyrës dhe këto ne i realizojmë me anë të operacioneve. Përdorim teknikat universale duke i bërë këto gjymtyrë më tepër funksionale dhe më të pranueshme kozmetikisht. Nëse ne arrijmë ta bëjmë ndërhyrjen herët,  mundësitë janë të mëdha për t’i dhënë formën e duhur gjymtyrës. Në këtë mënyrë ne arrijmë t’i bëjmë këta fëmijë më të pranueshëm në shoqëri.

Cilat janë deformimet më të zakonshme që hasni?

Një nga deformimet më të zakonshme që hasim, janë gishtat e ngjitur të duarve që pas lindjes. Ne arrijmë t’i ndajmë gishtërinjtë dhe të garantojmë një dorë funksionale dhe normale. Një deformim tjetër që ne hasim shpesh është edhe mungesa e gishtit të madh të dorës. Kështu ne arrijmë të spostojmë gishtin tregues në vendin e gishtit të madh të dorës. Kjo është e domosdoshme, sepse gishti i madh i dorës kryen 80 përqind të funksionit të dorës.  Në këtë rast, dora ka 4 gishta, por ama fëmija arrin të kapë e të mbajë objekte, por edhe të pickojë.

Një deformim tjetër që ne kemi hasur është mungesa e kockës ose duplikim të gishtit të madh të dorës të cilin ne e heqim. Raste të tilla i mbajmë nën vëzhgim dhe arrijmë që këta fëmijë të bëhen si të gjithë fëmijët e tjerë normalë.

Ju do të kryeni një operacion të ngjashëm në Spitalin Ushtarak…

Ne përpiqemi t’i kryejmë ndërhyrje të tilla në stade të hershme, sepse edhe plasticiteti i trurit është me i mirë dhe kjo çon në rigjenerim të natyrshëm në grupet me moshë të vogël.  Operacione të tilla bëhen me anë të anestezisë së përgjithshme, sepse ajo lokale nuk funksionon në këtë grupmoshë. Në fakt ne nuk i quajmë këto deformime kongjenitale të duarve, por ndryshime kongjenitale të duarve sepse këta fëmijë arrijnë të kryejnë aktivitetin e tyre të përditshëm me këto ndryshime. Ne nuk i rikrijojmë duart e tyre, thjesht i bëjmë ato më funksionale dhe estetikisht më të pranueshme. Pra, operacionet duhet të jenë të balancuara në këtë grupmoshë. Një trajtim më i ngarkuar çon në probleme. Pra, të zgjedhësh kohën e duhur për trajtim, është thelbësore.

Ç’mund të thoni për bashkëpunimin tuaj me palën shqiptare?

Pala shqiptare na ka mirëpritur. Ne duam të ndajmë eksperiencat tona. Ndonjëherë operacione të tilla nuk realizohen dot në Shqipëri për shkak të rasteve të shumta.  Ose na i referojnë ne raste të tilla.  Edhe doktorët shqiptarë duan ta ndajnë me ne përvojën e tyre. Ne mund të përdorim raste të tilla për të shkëmbyer eksperiencat tona dhe për të treguar se çfarë mund të bëjmë.

Qeveria shqiptare na ka mirëpritur dhe na ka dhënë mundësi për të treguar punën që ne bëjmë në spitalin tonë “Acibadem” në Turqi.

****

acibademRealizohet projekti i parë shkencor midis “Acibadem” dhe SUT në Shqipëri

Universiteti “Acibadem” lider në Turqi, në bashkëpunim me Spitalin Universitar të Traumës (SUT) realizuan më 16 prill projektin e parë shkencor pranë ambjenteve të këtij spitali. Projekti i cili synoi rritjen e bashkëpunimit shkencor, si dhe shkëmbimin e informacionit të ndërsjelltë, ngjalli një interesim shumë të madh që në fazën e parë të tij.

Sipas këtij projekti, Doç. Dr. Ufuk Nalbantoğlu dhe As. Doç. Dr. Arel Gereli nga Departamenti i Ortopedi-Traumatologjisë në Universitetin “Acibadem” së bashku me kirurgët-ortoped Dr. Zamir Demiraj dhe Dr. Edvin Selmani me mbështetjen e drejtorit të Spitalit Universitar të Traumës z.Gjovalin Bushi dhe Shefit të Departamentit Ortopedi-Traumatologji Dr.Gjergji Caushi, realizuan një operacion të kirurgjisë pediatrike të dorës, si dhe organizuan po në ambjentet e këtij spitali një seminar me temën: “Kirurgjia për Anomalitë e Lindura të Dorës”

Postime të ngjashme

Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim