Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Xheli i aloe verës është trajtimi i duhur për djegiet nga dielli. Kjo bimë përmban glikoproteina, të cilat ndihmojnë për shërimin e shpejtë të djegieve nga dielli duke ndaluar dhimbjet dhe inflamacionin. Aloe vera përmban gjithashtu përbërës për zbutjen e lëkurës, ndërsa mineralet tek xheli lehtësojnë skuqjet në lëkurë.
Ja disa kura natyrale për djegiet me aloe vera.
Xhel aloe vera
- Prisni një gjethe aloe vera
- Përdorni një pirun për të nxjerrë xhelin
- Aplikojeni xhelin tek lëkura e djegur nga dielli
- Lëreni sa të thahet dhe tretet
- Në fund lahuni me ujë të vakët
- Përsëriteni 2-3 herë në ditë
Aloe Vera dhe kastravecë
Kastraveci përmban lëndë ushqyese esenciale që ndihmojnë për lehtësimin e djegieve nga dielli.
- Prisni gjethen e aloe verës dhe përdorni një lugë për të nxjerrë xhelin.
- Qëroni kastravecin dhe priteni në copa të vogla.
- I shtrydhni të dyja përbërësit me një shtrydhëse.
- Aplikojeni pastën tek pjesët e djegura të lëkurës dhe lëreni të thahet për rreth 30 minuta.
- Në fund lahuni me ujë të vakët.
- Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në ditë.
Burimi: Home Remedies for Life / https://shendeti.com.al/


