Përpos milionave që shpenzojnë për të kuruar imazhin e tyre, praktikisht Spitali Amerikan lë tepër për të dëshiruar përsa i përket shërbimeve mjekësore. Vetëm në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar me dhjetra padi civile dhe penale ndaj këtij spitali privat për mjekim të gabuar.
Boldneës.al dispnonon një vendim penal ku Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka dhënë të drejtë një pacienteje e cila shpenzoi milion për heqjen e një mase tumoriale, por mjeku i Spitalit Amerikan për pak sa desh i morri jetën.
E gjitha historia nis kur në datë 29.10.2008 shtetasja me incialet N.K. është paraqitur në Spitalin Amerikan në Tiranë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale, pasi nga ekzaminimet që kishte bërë rezultonte se, në gjoksin e djathtë kishte një “masë tumoriale”. Mjeku i Spitalit Amerikan, Dorian Bozaxhiu me profesion kirurg i përgjithshëm ka kryer operacionin ndaj pacientes N.K.
Menjëherë pas kryerjes së operacionit pacientja N.K ka konstatuar se “masa tumoriale” ishte ende e pranishme në gjoks ndërkohë që edhe operacioni plastik që do të mbulonte shenjën rezultoi jo i suksesshëm pasi një e çarë e madhe ishte krijuar në gjoksin e saj.
Lidhur me masën e mbetur pas operacionit, mjeku i Spitalit Amerikan Dorian Bozaxhiu i thotë pacientes se nuk ishte tumoriale, por një ind fibrotic (një masë e parrezikshme), që do të eleminohej nga organizimi me kalimin e kohës.
Rreth 1 vit më vonë, më datë 15.09.2009 shtetasja N.K. është paraqitur sërish në Spitalin Amerikan në Tiranë dhe ka kryer “Eko Mamae Bilaterale” të gjirit. Sipas kësaj ekoje rezulton se, në gjirin që ishte bërë operacion është një masë jo homogjene me diametër 40×20 mm. Sipas kësaj ekoje, shtetësja N.K. vuante nga një “Fibroadenoma në kuadrantin inferolateral të gjirit të djathtë”, ose e thënë në një term më të thjeshtëzuar nga një tjetër masë tumorale.
Pas kryerjes së kësaj ekoje shtetasja N. K. është paraqitur tek i mjeku i Spitalit Amerikan Dorian Bozaxhiu, duke i parqitur rezultatin e ekos. Në kallëzimin dhe dëshminë e saj, pacientja deklaron se mjeku Bozaxhiu nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për kryerjen e biopsisë së dy gjëndrave të konstatuara gjatë ekos.
Duke parë që trajtimi mjekësor nga i Bozaxhiu nuk po jepte rezultat dhe se masa tumorale po zhvillohej, më datë 29.07.2010 shtetasja Naida Kapo kryen një ekografi në klinikën “Prolife” Tiranë. Sipas përgjigjes së ekografisë rezultoi se në gjirin e djathtë zona tumorale ishte zmadhuar me dimensione 50x30mm, ndërkohë që kishin lindur dy gjendra të tjera tumorale me përmasa 18x10mm dhe tjetër 23x22mm.
2 javë më vonë, shtetasja N.K. u shtrua urgjent në klinikën “Amavita”, ku është operuar duke hequr masën tumorale dhe gjoksin. Pas kryerjes së operacionit shtetasja N.K. u trajtua me kimioterapi ne Institutin “Govanni Paolo II” në Bari të Italisë.
Pacientja që për pak desh humbi jetën kallëzon penalisht mjekun e Spitalit Amerikan Dorian Bozaxhiu për mjekim të gabuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Në kuadër të hetimit nga ana e prokurorisë, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive nga ana e personelit mjekësor u vendos kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor me një komision të përbërë nga tre ekspert të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.
Me aktin e ekspertimit mjeko-ligjor Nr.55 datë 16.01.2013 provohet se : “Në spitalin Amerikan Tiranë nuk është përcaktuar në mënyrë të saktë diagnoza e sëmundjes së shtetases N.K.”.
Bazuar në këtë provë, prokurori pretendon se, ndjekja dhe mjekimi i pacientes N.K. ka qenë jo i plotë dhe jo i saktë në Spitalin Amerikan në Tiranë. Sipas prokurorit, ekspertët mjeko-ligjor kanë arritur në përfundimin se: “Gjatë trajnimit vërehen elemente të mjekimit të pakujdesshëm në formën e neglizhencës që kanë sjellë rëndimin e gjëndjes shëndetësore dhe rrezikimin e jetës së shtetases N.K., nga ana e mjekve të Spitalit Amerkian Tiranë.”
Për këtë arsye, organi i akuzës kërkoi deklarimin fajtor të pandehurit Dorian Bozaxhiu per kryejren e veprës penale të “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 000 000 (njëmilionë) lekë gjobë.
Në përfundim të këtij arsyetimi, duke analizuar në kompleksitet të gjitha rrethanat e përmendura më sipër Gjykata çmoi se, mjeku Dorian Bozaxhiu nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore duke u dënuar me 6 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96/1 i K.Penal.
Në këto kushte Gjykata pezullon ekzekutimin e dënimit me burg dhe aplikon nenin 59 të Kodit Penal, duke e vënë në provë të pandehurin Dorian Bozaxhiu, për një periudhë kohe prej 18 muajsh me kusht që gjatë kësaj kohe i pandehuri të mos kryejë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.
Lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga Prokuroria prej 1 milion lekësh, Gjykata e Tiranës e rrëzon edhe këtë pretendim. Ky vendim lehtësues i Gjykatës ndaj një mjeku që për pak desh i morri jetën një qytetareje, tregon edhe njëherë brishtësinë e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. /Burimi: Bold News

