“Pokemon Go”, virusi botëror që po rrezikon jetët e njerëzve

Përgatiti për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

pokemon go1

 

Është çmenduria më e fundit që ka përfshirë fëmijë, të rritur, personalitete të njohura e njerëz të thjeshtë…gati të gjithë botën.

Loja e famshme “Pokemon Go”, aplikacioni që lejon lojtarët të luftojnë krijesat virtualë në botën reale, po bëhet shkak për një shqetësim serioz.

Edhe pse nuk ka shumë kohë që është krijuar, loja është bërë shkaktar i thyerjes së kockave, aksidenteve me makinë, vdekjes së disa personave, duke qenë se përdoruesit e luajnë lojën ndërkohë që janë duke ecur në rrugë dhe sytë i kanë të ngulitur tek ekrani i telefonit.

pokemon go

Brenda pak ditësh janë raportuar një sërë aksidentesh të përdoruesve, si përplasja me objekte të rrezikshme, rrëzim, aksidente me makinë, pasi përdoruesit janë të përqendruar tek loja dhe nuk i vënë re pengesat.

Shqetësuese është edhe fakti që aplikacioni mund të përdoret për qëllime më dashakeqëse. Pedofilët mund të përdorin elementin “joshës” të lojës për të tërhequr fëmijët e pavëmendshëm.

Një element i lojës është vendosja nga përdoruesit e një “karremi” në një zonë të caktuar, ku shfaqet  Pokemon-i, duke i tërhequr lojtarët në atë zonë.

Një veçori të tillë mund ta përdorin pedofilët, të cilët “joshin” fëmijët për të shkuar në një vend të caktuar.

Një gjë e tillë është provuar nga një grua, e cila bëri një eksperiment për të parë sa njerëz do të tërhiqeshin nga “karremi”. Brenda pak minutash, disa fëmijë shkuan tek vendi që ajo kishte zgjedhur për të vendosur “karremin”, pjesa më e madhe të cilëve ishin pa prindër, dhe i injoronin radarët e rrezikshëm për ndjekjen e Pokemoni-t.

 

Si funksionon loja “Pokemon Go”?

“Pokemon Go”, një gjueti e thesarit virtual, lejon lojtarët të kapin karaktere në vende të ndryshme, si dhomën e ndenjes, kopsht, supermarket, stacion policie, shkollë etj. Aplikacioni përdor GPS-in dhe kamerën  telefonit për të gjetur vendndodhjen tuaj dhe me anë të hartës virtuale ju tregon ku duhet të shkoni për të gjetur Pokemone-ët.

Në rastet kur Pokemon-i është afër jush, telefoni do të vazhdojë të dridhet. Lojtarët mund të hedhin një ‘PokeBall’ për të kapur Pokemon-in dhe për ta shtuar tek koleksioni i tyre.

Pasi lojtarët të kapin krijesat virtualë, ata mund t’i marrin Pokemon-ët në telefon dhe t’i “ndeshin” kundër krijesave të tjera.

Krijesat mund të gjenden në zona të ndryshme, si mal, lumë, park, trotuar, në mes të rrugës etj.

Edhe pse zhvilluesit e kanë pajisur lojën me radarë që paralajmërojnë lojtarët për rreziqet, ka raste kur përdoruesit i anashkalojnë ato dhe përfshihen në aksidente të ndryshme.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Dietë apo aktivitet fizik? Cila është më e rëndësishme për rënien në peshë?
Zhvillime të mëtejshme në dizenjimin e barnave për trajtimin e infeksioneve virale
Kur duhet të kërkojmë ndihmë profesionale për humbjen e peshës?
Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
A mund të kalojë diabeti i tipit 2 në remision pas humbjes së peshës?
Mjeku Tritan Kalo zbulon dy parazitët që “fshihen” në zorrë gjatë verës: Ja si dallohen dhe çfarë pasojash shkaktojnë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri