Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka
Një 2-vjeçar dhe gjyshja e tij po luftojnë me kancerin. Quinn Martin dhe gjyshja e tij Elaine Downie u diagnostifikuan të dy me kancer brenda 10 ditësh, në të njëjtin spital. Ata po e luftojnë bashkë kancerin, duke qenë se të dy i janë nënshtruar cikleve rraskapitëse të kimioterapisë.
2-vjeçari u diagnostifikua me kancer më 28 shtator. Ai ankohej shpesh tek nëna se ndihej i lodhur, ndërsa filluan të shfaqeshin plagë dhe të nxira në këmbë. Nëna e dërgoi në spital, pasi mendonte se ishte ndonjë inflamacion.
Disa ditë më vonë, nëna e tij mori një telefonatë teksa djali po luante, ku i thanë se ai ndihej shumë keq dhe duhej dërguar në spital. Testi i gjakut nxori se ai kishte leucemi.
Ndërkohë gjyshja 49-vjeçare kishte shfaqur simptoma shqetësuese te gjiri. Ajo u vizitua në të njëjtin spital dhe testet treguan se kishte kancer gjiri dhe duhej t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale të menjëhershme.
Edhe pse dhimbja është e dyfishtë, nipi dhe gjyshja do t’ia arrijnë ta mbyllin këtë kapitull të vështirë me ndihmën dhe dashurinë e njëri-tjetrit.
“Nipi im i dashur po më mëson si të mbijetoj” shprehet Elaine.
Kjo foto e nipit me gjyshen ka prekur zemra e mijëra njerëzve.
Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/


