Dila Çelmeta, një nënë në mision

adile celmeta 2Dila është e para infermiere nënë që ka qenë në një mision ushtarak, në Afganistan.

Të shkosh në një mision ushtarak, nuk është një gjë e thjeshtë, dhe kjo bëhet akoma më e vështirë kur je nënë e dy fëmijëve. Dila Çelmetës i është dashur të lërë familjen e saj, burrin Xheladinin dhe dy vajzat, për të qenë pjesë e misionit paqeruajtës shqiptar në Afganistan. Një sakrificë e madhe për një nënë të qëndrojë 6 muaj larg fëmijëve të saj.

“Ka qenë një moment shumë i vështirë, – kujton Dila, – kur duhet të nisesha për në Afganistan. Nga njëra anë ishte dëshira për të shkuar në një mision jashtë shtetit, pavarësisht se nuk e dinim se çfarë na priste, nga ana tjetër ishte dashuria për familjen, vajzat, e cila sikur më frenonte”.

E parë nënë në një mision

Dila ka qenë e para nënë që shkuar në një mision, dhe për më tepër në një vend të largët si Afganistani. “Nuk e dija asokohe se isha e para nënë që shkonte në një mision. Unë thjesht plotësova dosjen dhe nuk e mendova gjatë nëse kishte shkuar ndonjë nënë më parë apo jo. Dija që kishte shkuar një kolegia ime, Shefkia, por nuk i dhashë shumë rëndësi faktit që isha e para nënë që shkoja në një mision. Fatmirësisht vajzat ishin të rritura. Jo se nuk kishin nevojë për praninë time, por nuk ishin të vogla, mund të kujdeseshin për vete”, thotë Dila.

Dila Celmeta (1)Mbërritja në Afganistan dhe vështirësitë

Puna në Afganistan natyrisht që nuk ishte nga më të lehtat për Dilën dhe kolegët e saj. Vështirësitë e gjuhës, turnet e zgjatura, por edhe  kushtet spitalore e bënin më të vështirë kryerjen e misionit që ata kishin marrë përsipër. “Spitali ishte fushor, megjithatë nuk mungonte asnjë pajisje spitalore. Por vështirësitë më të mëdha ishin nga bombardimet. Nuk ishim mësuar të punonim në kushte të tilla. Ditë dhe natë vetëm bombardonin. Aq shumë u mësuam me zhurmën e predhave, saqë kur ishte qetësi na dukej një situatë jo normale. Një tjetër problem ishte dhe gjuha. Unë nuk e flisja mirë anglishten, dhe gjithë punonjësit e spitalit ishin çekë. E kisha të vështirë të komunikoja me ta. Por ata u treguan shumë të afërt dhe më ndihmuan që të përshtatesha shpejt”, kujton Dila.

Nëna më e mirë

“Kur u nisëm nga Tirana ka qenë fundi i muajit shkurt. Pas disa ditësh më vjen një sms në telefon. “Je nëna më e mirë në botë, të uroj gjithë të mirat e kësaj botë”. Ishte një mesazh nga vajza ime e madhe për festën e 8 marsit. Natyrisht që ky mesazh më mallëngjeu dhe më emocionoi shumë. Kisha vetëm pak ditë në Afganistan dhe ishim të përfshirë në ethet e punës. Kishte momente kur harronim se ku ishim dhe se kishim familje. Për momentin mendja punonte vetëm te puna. Komunikoja shpesh me familjen time, por në momentin që kthehesha në bazë, futeshim në montoninë e punës dhe harronim gjithçka tjetër”.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele