Vaj ulliri dhe kripë, për pastrimin dhe hidratimin e lëkurës

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Vaji i ullirit është përdorur si trajtim i bukurisë për vite me radhë. Edhe Kleopatra e përdorte atë bashkë me qumështin për banjat e saj të bukurisë.vaj ulliri_kripe

Ky vaj është i pasur me antioksidues të fuqishëm, si fenolë dhe vitaminën E. Studimet kanë treguar se nëse aplikoni vitaminën E para se të dini në diell, fytyra nuk do të thahet apo skuqet shumë.

Doni ta shtoni vajin e ullirit tek rutina juaj e përditshme? Provoni këtë maskë: Përzieni një të katërtën e filxhanit me kripë me një gjysmë filxhani vaj ulliri derisa të formohet një masë homogjene. Aplikojeni atë para se të bëni dush. Kripa është e mirë gjithashtu, duke qenë se përmban shumë minerale që e mbajnë lëkurën të hidratuar.

Kështu nuk keni përse të harxhoni para duke blerë produkte kozmetike të shtrenjta. Me anë të këtyre përbërësve, që gjenden tek kuzhina e gjithsecilit, mund të mbani lëkurën të butë e të hidratuar.

Burimi: Women’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha