Dembelizmi, shenjë e inteligjencës së lartë?!

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Një studim i ri vërteton teorinë se njerëzit dembelë janë më inteligjentë se ata aktivë. Studimi amerikan mbështet idenë se njerëzit me inteligjencë më të lartë mërziten jo lehtësisht, prandaj kalojnë më shumë kohë duke menduar.dembel_inteligjent

Ndërsa njerëzit aktivë mërziten më lehtësisht duke qenë se e lodhin më shumë mendjen e tyre.

Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Gulf Coast në Florida kryen një test të thjeshtë tek një grup studentësh.

Në pyetësorin “nevoja për njohuri” iu kërkua pjesëmarrësve të vlerësonin se sa dakord ishin me deklaratat “Më pëlqen shumë një detyrë që përfshin zgjidhje të reja të problemeve” dhe “Mendoj vetëm sa të vështirë mund ta kem”.

Hulumtuesit shkencorë, me në krye Todd McElroy, më pas përzgjodhën 30 “mendimtarë” dhe 30 “jo mendimtarë” nga grupi i studentëve.

Gjatë shtatë ditëve të tjera, të dyja grupet u pajisen me një monitorues në kyçin e dorës, e cila monitoronte lëvizjet dhe aktivitetin fizik të tyre, duke siguruar të dhëna të sakta se sa aktivë ishin.

Rezultatet treguan se grupi i “mendimtarëve” ishin më pak aktivë gjatë kësaj jave se “jo mendimtarët”.

Hulumtuesit shkencorë mendojnë se këto rezultate mbështesin idenë që jo-mendimtarët mërziten më lehtësisht, prandaj duhet të mbushin kohën me aktivitet fizik.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin