Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Inatoseshit kur ishit fëmijë dhe prindërit ju thoshin që të pastroni dhomën, të flini herët dhe të keni kujdes me fjalorin? Ka një arsye pas këtyre sjelljeve.
Studimet sugjerojnë se ata mund të lidhen me rritje të koeficientit të inteligjencës.
Njerëzit inteligjentë përdorin më shumë fjalë ofenduese
Mund të keni dëgjuar se njerëzit që ofendojnë kanë “mungesë fjalori”. Nëse e mendon në një tjetër këndvështrim, njerëzit që nuk përdorin asnjë fjalë ofenduese janë të vetmit që kufizojnë fjalorin e tyre, duke qenë se përdorin më pak fjalë se të tjetër.
Ka edhe një studim që ka hedhur poshtë mitin rreth fjalëve ofenduese. Rezultatet e këtij studimi treguan se njerëzit që përdorin më shumë fjalë ofenduese kanë gjithashtu koeficient inteligjence më të lartë.
Njerëzit inteligjentë rrinë zgjuar deri natën vonë
Ju pëlqen të rrini zgjuar deri natën vonë? Kjo mund të jetë një tjetër shenjë e inteligjencës së lartë. Kërkime të ndryshme shkencore e kanë lidhur qëndrimin zgjuar deri natën vonë me koeficient më të lartë të inteligjencës. Presidenti Obama, Çarls Darvin, Uinston Çërçill, Keith Richards dhe Elvis Presley janë të gjithë të famshëm që njihen për aktivitete në orët e vona të natës.
Personat rrëmujaxhi janë më inteligjentë
Ofendoni shumë dhe qëndroni zgjuar deri natën vonë? Nëse jeni edhe rrëmujaxhi, atëherë ka një lajm të mirë për ju.
Një studim i kryer nga Universiteti Minnesota sugjeron se njerëzit inteligjentë janë dhe rrëmujaxhi. Nëse nuk kalon shumë kohë duke pastruar ose rregulluar gjithçka pranë jush, me siguri mendja juaj është e zënë për gjëra më të rëndësishme.
Shkencëtarët thonë gjithashtu se ambienti i rrëmujshëm është edhe më kreativë për njerëzit.
Ndani edhe ju të njëjtin mendim me këta shkencëtarë?
Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/


