Kjo perime përmirëson qarkullimin e gjakut dhe pastron mëlçinë!

Përgatiti për “Shendeti.com.al: Elena Beta

panxharFrutat dhe perimet janë të njohura për efektet e shumta pozitive në shëndetin tonë. Ato mund të kombinohen në mënyra  të ndryshme dhe të kthehen në ushqim shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm.

Megjithatë, kur është fjala për panxharin, shumë njerëz nuk e konsumojnë atë rregullisht, sidomos fëmijët. Megjithëse e dinë se është shumë i pasur me magnez, kalium, hekur, bakër dhe  kompleksin e vitaminave B.

Kjo perime e ëmbël përfshin ushqyes të shumtë, të cilët mund të nxisin shëndetin e zorrës së trashë dhe mëlçisë, si dhe mund të përmirësojnë vizionin. Panxharin mund ta përgatisni në shumë mënyra, por nëse e përzieni me karrota dhe portokall mund të përfitoni një lëng “3 në 1”, ose në qoftë se e shtoni në sallatë, do të merrni të gjitha përfitimet e tij shëndetësore:

Panxhari pastron mëlçinë: duke qënë se përmban Betaine, pastron mëlçinë dhe ju mban të shëndetshëm dhe aktiv.

Përmirëson qarkullimin: panxhari stabilizon qarkullimin e gjakut, dhe parandalon hipertensionin. Për më tepër, konsumi i rregullt normalizon presionin e gjakut.

Përmbajtja e lartë e kaliumit parandalon probleme të zemrës, goditje, dhe sulmet në zemër.

 Zvogëlon kapsllëkun: duke qënë se kjo perime është e lartë në fibra bimore, ndihmon tretjen dhe proceset e sekretimit, duek trajtuar më së miri kapsllëkun.

Rrit nivelet e energjisë: konsumi i lëngut të panxharit jep shumë energji dhe është shumë i dobishëm në qoftë se ushtroheni  rregullisht.

Panxhari mbron shëndetin e syve: si një burim i pasur i beta – karoten dhe vitaminës A, panxhari në mënyrë efikase parandalon dhe trajton problemet me shikimin.

Burimi: beextrahealthynow/ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?