Pse gjidhënia është thelbësore?

Qumështi i gjirit është shumë i rëndësishëm për rritjen normale të fëmijës. Ndonjëherë ka nëna që e largojnë fëmijën nga gjiri menjëherë pas lindjes, por duhet të marrin parasysh se foshnja duhet të ketë ushqim të përshtatshëm për shëndetin.

bebe gji 1Shqetësimet e nënave shfaqen atëherë kur nuk kanë qumësht të mjaftueshëm në gjinjtë e tyre apo nuk formohen thithkat në kohë. Për këtë është më mirë që kur foshnja është e vogël të përdoret pompa dhe qeset për ruajtjen e qumështit të nënës, pasi që në atë kohë gjiri prodhon më shumë qumësht dhe nuk duhet lejuar që qumështi të qëndroi gjatë në gji, të prishet dhe të humbasë vitaminat që ka.

Madje, është mirë që këtë qumësht ta ruani edhe në frigorifer në mënyrë që ta përdorni më vonë. Është thelbësore që fëmija juaj të përdorë qumështin e gjirit të nënës sidomos tre muajt e parë.

Nëse foshnja mësohet që të pijë nga biberonat, atëherë është mirë që vazhdimisht ta përdorni pompën dhe qumështin që e nxirrni nga gjiri t’ia jepni foshnjës suaj.

Është e rëndësishme gjithashtu se si e ruani qumështin. Duhet të kuptoni se edhe qumështi i gjirit duhet të jetë i freskët para se të ushqeni beben.

Nëse e lini në një dhomë saç është temperatura e qumështit, atëherë nuk duhet që ta lini më shumë se 3 deri në 8 orë. Por nëse e lini në frigorifer apo në ndonjë qese që përdoret enkas për ruajtjen e qumështit, atëherë mund ta lini nga 3 deri në 8 ditë.

Kjo metodë është e preferueshme të përdoret nga nënat e reja, thithkat e të cilave formohen më ngadalë dhe bebja ka vështirësi për të marrë qumështin nga gjiri. Pas tre katër muajve, nëse ju ndalet gjiri, atëherë mjekët preferojnë të merrni ushqime të tjera për fëmijët, varësisht nga ajo se çfarë ju sugjerojnë të të tjerët.

Postime të ngjashme

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë