Hysni Dankshi, mjek alternativ
Breshkëza e fikut (SCROPHULARIA SPP.) është një bimë pastruese dhe përdoret për të pastruar absceset (plagët e infektuara) dhe tuberkulozin.
Përbërësit: Saponina, glikozide kardioaktive, alkanoide, flavonoide, iridoide, fitosterole, acide esenciale, asparaginë.
Veprimi: Diuretikë, laksativë, stimulues i zemrës, stimulues i qarkullimit të gjakut, antiinflamator, tonik, antibakterial, ul presionin e lartë të gjakut, qetësues.
Pjesët që përdoren:
Pjesët e saj të njohura për efektin e tyre trajtues të problemeve të lëkurës, janë të përshtatshme për çdo lloj pastrimi të trupit. Si psh në reumatizma, në shqetësimet që paraqiten kur nuk ka një qarkullim të mirë limfatik, në tretje të ngadaltë me konstipacion etj. Rënja ul tensionin e gjakut, qetëson dhe jep vitalitet.
Përdorimi: Çaji përdoret sa herë të dalë ndonjë rast për ët pastruar trupin nga toksina, sëmundjet reumatizmale, çrregullime të qarkullimit limfatik, ose probleme me lëkurën si ekzema ose psoriaza. Tinktura (lëngu) merret në kombinim me bimë të tjera mjekësore si psh. Me luleradhiqe për të trajtuar kapsllëkun ose me pezmin për problemet e lëkurës.
Kompresat: vendosini në nyjet e dhimbshme të gjymtyrëve, në plagë dhe ulcera.
Shpëlarje: përdorni çajin për ekzema, pezmatime të lëkurës infeksione nga myku.
Dekoktin (përzierje bimësh) përdoreni për probleme të fytit duke përfshirë dhe problemet me gjëndrat dhe bajamet. Rekomandohet për absceset e thella dhe enjtjet e nyjeve limfatike (gjendrave).


