Si të përgatisni oktapod me domate dhe qepujka

Përgatiti për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Ushqimet e detit janë ndër më të shëndetshmet për t’u konsumuar. Kjo pasi ato janë shumë të pasura me acide yndyrore omega 3, proteina dhe shumë hekur. Një ndër këto ushqime është edhe oktapodi.  Le të shohim një mënyrë për ta gatuar atë.oktapod

Oktapod stifadho me domate dhe qepujka

Përbërësit për 4 persona:

  • 1 oktapod rreth 1 kg
  • 4 thelpinj hudhra
  • 2 gjethe dafine
  • 500 g qepujka të pastruara
  • 500 g domate
  • Pak kanellë
  • 1 filxhan çaji ujë i nxehtë
  • ½ filxhan çaji vaj ulliri
  • ½ filxhan çaji uthull
  • 10 kokrra piper i zi
  • Kripë

Përgatitja:

Në një tenxhere ziejmë për 30 minuta oktapodin në ujë dhe kripë.  Pas 30 minutash e nxjerrim oktapodin, e kullojmë dhe  e presim në copa me madhësi 2 cm.  Në një tenxhere tjetër vendosim vajin, hudhrën e prerë imët dhe oktapodin. I  përziejmë për 10 minuta. Më pas shtojmë uthullën, domatet, piperin, kanellën, dafinën dhe ujin e nxehtë. Ulim zjarrin dhe i lëmë të ziejnë për 40 minuta. Pastaj i shtojmë edhe qepujkat dhe i lemë të ziejnë  edhe për një orë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!