Eksperti i helmimit nga ushqimet: 6 gjërat që nuk do t’i konsumoja kurrë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Pas 20 viteve pune në proceset gjyqësore rreth helmimit nga ushqimet, Bill Marler, avokat amerikan tepër i njohur, ka vendosur të mos i konsumojë më disa ushqime. Në një artikull të publikuar në gazetën “Helmimi nga ushqimet”, ai ka bërë një listë me ushqime që nuk i ha më, për shkak të rrezikshmërisë që ato paraqesin.

Goca deti të papërpunuara

goca deti

Merler shprehet se ka parë më shumë helmime nga produktet e detit në pesë vitet e fundit sesa në dy dekadat e kaluara. Shkaku: Rritja e temperaturës së ujërave detare, që shkakton rritjen e numrit të mikrobeve.

Fruta dhe perime të lara dhe të prera paraprakisht

fruta_perime

Marler thotë se i shmanget këtyre si të ishin “sëmundje epidemike”. Në sa më shumë duar të kalojnë ato, aq më të larta janë shanset e kontaminimit.

Filizat e gjallë 

filiza
Infeksionet nga filizat e gjalla kanë qenë shumë të zakonshme këto dy dekadat e fundit, ku janë lidhur me përhapjen e më shumë se 30 infeksioneve bakteriale, sidomos salmonela and E. Coli.

Mishi gjysmë i pjekur

mish

Sipas Marlerit, mishi duhet të gatuhet në 160 gradë në mënyrë që të shkatërrohen bakteret që shkaktojnë E.coli ose salmonelë.

Vezë të pagatuara

veze te pagatuara

Për të gjithë ata që e mbajnë mend epideminë e salmonelës në vitet ’80 dhe fillimin e viteve ’90, kjo gjë nuk do shumë mend. Sipas Marlerit, rreziku për t’u helmuar nga vezët e pagatuara është më i ulët se 20 vite më parë, megjithatë ai vazhdon të mos rrezikojë.

Qumësht dhe lëngje të pa pasterizuara

qumesht_leng frutash

Ndonëse ka pasur lëvizje të shumta kundër pasterizimit të qumështit dhe lëngjeve të frutave me argumentimin se ai u largon vlerat ushqyese, Merler thotë se pasterizimi nuk është i rrezikshëm. Sipas tij, konsumimi i i lëngjeve dhe qumështit të papasterizuar është i rrezikshëm, sepse shmangia e këtij procesi nënkupton më shumë mundësi për kontaminimin e tyre nga bakteret, viruset dhe parazitët.

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis