Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Fibromat e lëkurës ose lythat janë rritje beninje të lëkurës. Zakonisht lythat nuk janë të rrezikshme, por njerëzit kërkojnë heqjen e tyre sepse nuk janë aspak estetike, sidomos kur shfaqen në pjesë të dukshme të trupit. Ju duhet të keni kujdes të veçantë për lythat sepse nëse i ngacmoni ato mund të shkaktojnë rrjedhje të madhe gjaku.
Efektet anësore pas heqjes së lythave janë gjithmonë të parnishme sepse mund të shkaktojnë hemorragji apo infeksione. Përpara se të nisni trajtimet për heqjen e lythave, qofshin ato edhe metoda natyrale ju duhet të konsultoheni patjetër me dermatologun.
Krioterapia, trajtimi me azot të lëngshëm është metoda më e zakonshme që përdoret për heqjen e lythave. Një metodë natyrale që do të zbehte dukjen e lythave është përzierja e uthullës së mollës musht me xhelin e freskët të Aloe Veras. Kjo metodë duhet përdorur 2 herë në ditë për 2 javë. Ajo redukton dukjen e lythave deri në 60%.
Burimi: Step to Health


