Të kuroni sëmundjet e zemrës me kakao? Po, është e mundur!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

kakaoKakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet si dhe mund të kurojë gjendjen e rënduar shpirtërore. Mund të thuhet se ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës. E njohur si stimuluese, antidepresive, për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një ilaç. Kakaoja, është gjithashtu burimi më i pasur me “flavanoli”, substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore.

Kakaoja, ashtu si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si antioksidantët më të përqendruar të cilët ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

Disa nga problemet shëndetësore që kakao kuron janë:

1-Ju  mbron nga sëmundjet kardiovaskulare
2-Mund të përdoret si antidepresiv
3-Ul presionin e gjakut
4-Parandalon kancerin
5-Zhvillon kujtesën

Burimi: healthyfood / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit