Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta
Xhenxhefili ka qenë ekzistent në jetën tonë për shekuj me radhë dhe mjekësia tradicionale e ka përdorur xhenxhefilin për të shëruar një numër të madh pacientësh. Shkenca moderne ka konfirmuar se xhenxhefili është jo vetëm i shijshëm dhe i shëndetshëm, por mund të përmbajë disa veti të fuqishme mjekësore, duke përfshirë edhe luftën kundër kancerit.
Një studim i publikuar në revistën “Food and Chemical” tregon se gingerols, paradols dhe shagaols të përfshira në xhenxhefill janë komponimet anti-kancer që mund të ndihmojnë për të parandaluar këtë sëmundje. Por fuqia shëruese e xhenxhefillit nuk ndalet këtu.
Shumë studime tregojnë se xhenxhefilli mund të vrasë qelizat e kancerit në prostatë, kancerit ovarian, dhe kancerit kolorektar. Xhenxhefilli mund të jetë gjithashtu më i fuqishëm se kimioterapia.
Gazeta britanike “Nutrition” publikoi rezultatet e një studimi amerikan, ku thuhet se ekstrakti i xhenxhefillit (Zingiber officinale Roscoe) mund të shkatërojë qelizat e kancerit të prostatës njerëzore. Ajo që rekomandohet është një dozë ditore prej 100 mg ekstrakt xhenxhefilli për kg të peshës trupore. Sipas studimit, ekstrakti i xhenxhefilit parandalon zhvillimin e kancerit të prostatës në rreth 56%.
Ky studim është raporti i parë për të përshkruar menaxhimin terapeutik me xhenxhefill të kancerit të prostatës njerëzore.
Xhenxhefilli mund të rezultojë edhe më efektiv se sa kimioterapia pasi kimioterapia ndikon dhe qelizat e tjera të shëndetshme në trup ndërkohë që xhenxhefili jo.
Burimi: healthyandnaturalworld


